Fushata "Dosta"!

[inline: 2=Roma birthday] "Dosta", një fjalë Rome që do të thotë “mjaft” është një fushatë ndërgjegjësuese e Këshillit të Evropës/Komisionit Evropian e cila synon të sjellë qytetarët jo Romë më pranë atyre Romë.

"Dosta" do të thotë se ne duam të ndalojmë paragjykimet dhe stereotipet jo duke i denoncuar por duke i thyer ato, duke treguar se kush janë Romët. Sigurisht, ata nuk janë perfektë, por “kush është i tillë?”

Ajo çka është e sigurtë është që Romët janë qytetarë Evropianë: ata formojnë një grup prej rreth 10 milionë njerëz dhe mund  të gjenden në pothuajse të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Evropës; në disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ata përfaqësojnë mbi 5% të popullsisë.

Çdo njeri ka të drejtë për një jetë më të mirë!

Të qënit qytetar Evropian do të thotë që Romët nuk kanë vetëm detyrime por edhe të drejta dhe aspirate si çdokush tjetër, prandaj qytetaria e tyre dhe të drejtat e njeriut duhet të njihen. Përveç kësaj, kultura Rome është plotësisht pjesë e trashëgimisë kulturore Evropiane: ajo ka kontribuar gjithmonë për pasurimin e shoqërive Evropiane. Ka ardhur koha për ta njohur këtë kontribut.

Fushata Dosta është pjesë e nje programi të përbashkët më të gjerë të Këshillit të Evropës/Komisionit Evropian “Të drejta dhe trajtim të barabartë për Romët në Evropën Juglindore” që do zbatohet në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Serbi, Mali i Zi, dhe “ish Republikën Yugosllave të Maqedonisë”, në dy vitet e ardhshme. Është e qartë se këto katër vende kanë politika të ndryshme në drejtim të Romëve, karakteristika të ndryshme kulturore dhe norma sociale, si dhe nivele të ndryshme zhvillimi të shoqërisë civile. Megjithatë mesazhet që "Dosta" dëshiron të shprehë janë të njejta për të gjitha vendet Evropiane. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por kjo nuk përbën ndonjë ndryshim!

Evenimenti hapës is fushatës u zhvillua në Shkup, më 30-31 Mars 2006. Fushata u prezantua në Tiranë gjatë festimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, më 8 Prill 2006.

Hapja e fushatës në Bosnje dhe Hercegovinë u zhvillua në Sarajevë më 4 Dhjetor 2006 me anë të një konference për shtyp. Fletëpalosja e fushatës "Dosta"! si edhe paketa për media dhe spoti i janë prezantuar shtypit dhe Televizioneve Kombëtare.

Mali i Zi dhe Serbia do të fillojnë fushatën në 2007.

 http://www.coealb.org/index.php?faqe=content/detail&id=104&mnu=134

[inline: 1=bullet image] The campaign in a power point 

 [inline: 1=star image] Poster Albanian

 

[inline: 1=star image] Programi i Përbashkët midis Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian “Të Drejta dhe Trajtim të Barabartë për Romët në Evropën Jug-Lindore”, 2006-2007; fushata e komunikimit dhe ndërgjegjësimit ”Dosta!/Mjaft!: të kapërcejmë paragjykimet, të njohim Romët!" (PDF)  
 

[inline: 1=star image]Leaflet : Dosta! të kapërcejmë paragjykimet, të njohim Romët!

[inline: 1=star image] Fushata Dosta!  Çmimet për Shkollat dhe Shoqërinë Civile

[inline: 1=star image] Shko përtej paragjykimeve – njih RomëtDeklaratë nga Terry Davis, Sekeretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në Ditën Ndërkombtare të Romëve.

[inline: 1=star image] Si të bashkoheni me fushatën Dosta!

[inline: 1=star image] Kush janë Romët? (PDF)

[inline: 1=star image] A përbën ky një stereotip? Një mjet për të luftuar stereotipet ndaj Romëve (PDF)

[inline: 1=star image] Media relation Guide for Roma (Albanian), by the Media Diversity Institute

[inline: 1=star image]PYETËSORI I Mbi FUSHATA NDËRGJEGJËSUESE : Qëllimi i këtij pyetësori është të mundësojë Drejtorinë për Romët në Këshillin e Evropës të shqyrtojë në zbatim e sipër nevojat reale të grupeve të synuara dhe shoqërisë në vendet pjesëmarrëse të projektit të përbashkët tw Këshillit tëi Evropës/Komisionit Evropian “Të drejta dhe trajtim të barabartë të Romëve në Evropën Juglindore”. Për këtë arsye, jeni të lutur të kontriboni duke plotësuar këtë pyetësor.

Ju lutemi ruajeni këtë document në kompjuterin tuaj, plotësojeni atë dhe dërgoni përgjigjen tuaj në: info@dosta.org

Fushata "Dosta"! është pjesë e nje programi të përbashkët më të gjerë të Këshillit të Evropës/Komisionit Evropian “Të drejta dhe trajtim të barabartë për Romët në Evropën Juglindore”.
 

International Roma Day

 

 

Dita ndërkombtare e Romëve në Tiranë

Zyra e Informacionit e Këshillit të Evropës në kuadrin 8 Prillit Ditës ndërkombtare të Romëve morri pjese në aktivitetet e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Mesazhi i dy aktiviteteve ishte promovimi i vlerave te kulturës rome në dritën edhe të kontributit të tyre në kulturën shqiptare si dhe integrimin e komunitetit rom për shanse te barabarta. Zyra e Informacionit e Këshillit të Evropës morri pjesë në këto aktivitete  duke prezantuar publikimet dhe materialet e saj në kuadrin e fushates Dosta me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për këtë komunitet.

 

Anti-Romani Speech in Europe’s Public Space - The Mechanism of Hate Speech

Anti-Romani Speech in Europe’s Public Space - The Mechanism of Hate Speech
Henry Scicluna 1

Introduction

Tags: 

Pages