[AL] [BiH] [EN] [FR] [HR] [IT] [LV] [MK] [MLD] [RO] [SL] [SR] [UKR]

Si të bashkoheni me fushatën Dosta!

Fushata Dosta! nuk është menduar ekskluzivisht si një veprim i përbashkët i Këshillit dhe Evropës dhe Komisionit Evropian. Ne mirëpresim me dashamirësi qytetarët e vendeve pjesëmarrëse, si dhe çdo evropian tjetër, Rom dhe jo-Rom, që pranon objektivat e Fushatës për tu bashkuar e kontribuar në të!

Nëse dëshironi të ndihmoni, ka mjaft hapësirë për të mbështetur fushatën, duke u nisur nga shpërndarja e mesazhit që ajo mbart dhe nga lufta kundër stereotipeve!

Ju mund të dërgoni linkun e kësaj faqeje miqve dhe partnerëve tuaj apo mund të merrni pjesë në aktivitetet e fushatës duke shprehur veten tuaj në këtë faqe interneti.

Nëse i përkisni një qeverie, bashkie, OJF-je, apo firme private, dhe dëshironi të mbështesni këtë fushatë, mund të bashkoheni me të dhe të krijoni një partneritet me ne.

Ju mund të kontribuoni si në natyrë, edhe financiarisht.

Bashkëpunimi mund të fillojë duke:

Lehtësuar kontaktet me OJF-të që punojnë me Romët në vendet pjesëmarrëse;
Shpërndarë (edhe në mënyrë elektronike) fletëpalosjet Dosta! (versionet në letër mund të kërkohen në Divizionin e Këshillit të Evropës për Romët dhe Endacakët);
Njoftuar publikun në vendim tuaj për veprimtaritë në fushatën Dosta! (konkurs me video, konkurse në shkolla, projekte të shoqërisë civile, etj.); ju lutem vini re se të gjitha veprimtaritë janë të hapura si për Romët, edhe për jo-Romët;
Shpërndarë adresën e faqes së internetit kudo (www.dosta.org) dhe/ose duke bashkëlidhur faqen tuaj të internetit tek e jona;
Lehtësuar kontaktet me figura të njohura në vendin tuaj, si dhe duke lehtësuar botimin e intervistave me video në faqen e internetit të fushatës Dosta!
Mbledhur shembuj të praktikës së mirë në fushën e arsimit, si dhe në iniciativat e tjera të shoqërisë civile që nxisin integrimin e Romëve dhe dialogun ndërkulturor. Ky projekt dhe këto iniciativa do të promovohen nëpërmjet faqes së internetit të fushatës dhe të Rrjetit të Këshillit të Evropës, e do të marrë pjesë në konkurse në shkolla dhe në projektet për shoqërinë civile.

Partneriteti financiar:

Duke asistuar Sekretariatin e Divizionit për Romët me konceptimin/prodhimin/shpërndarjen e materialeve promovuese për fushatën (postera, reklama televizive)
Duke marrë pjesë në Festivalin Rajonal për Kulturën Rome (asistencë financiare, logjistike në organizimin e tij:
Ndihmë për vendin ku do të mbahet Festivali
Duke kontaktuar personazhe të njohur Rom dhe jo-Rom (politikanë, aktorë, sportistë, këngëtarë) dhe duke prodhuar intervista të shkurtra dixhitale (maksimumi 3 minuta) për t’i shpërndarë nëpërmjet faqes së internetit dhe revistës elektronike.

Ne po kërkojmë partnerë që të jenë në gjendje të sigurojnë financiarisht pjesëmarrjen në Festival (shpenzimet për udhëtimin dhe akomodimin për dy ditë) të 50 të rinjve Rom dhe jo-Rom për secilin vend pjesëmarrës)

Për më tepër informacion, ju lutemi kontaktoni Divizionin e Romëve dhe Shtegëtarëve të Këshillit të Evropës:

Adresa: Council of Europe
F-67075 STRASBOURG CEDEX
Phone : [+33] (0) 3 88 41 38 54
Fax : +33 3 88 41 27 31
E-mail: info@dosta.org
Person kontakti: Ivana D'Alessandro

Navigation

Poll

Who's online

There are currently 0 users and 47 guests online.

User login