A përbën si vijon një stereotip?
‘Romët e duan lirinë, e marrin jetën lehtë dhe janë nomadë të gëzuar që veshin rroba shumëngjyrëshe dhe shumë bizhuteri ari. Ata kërcejnë me pasion, janë artizanë të talentuar dhe muzikantë të mëdhenj. Gratë e tyre janë të bukura dhe joshëse si Karmeni i Xhorxh Bizesë apo Esmeralda nga Katedralja e Notre Dame-it’. Ata parashikojnë fatin dhe mund t’ju mallkojnë nëse nuk u jepni para. Ata janë të varfër dhe janë lypsarë. Ata nuk bëjnë gjë për të përmirësuar situatën e tyre, si dhe vjedhin pata e pula. Ata më shumë preferojnë të jetojnë në mirëqenie, sesa të punojnë. Ata kanë më shumë fëmijë sesa janë në gjendje t’i ushqejnë e veshin.
Ndonjë ditë ata do të ‘mbipopullojnë’ popullsinë e shumicës me fëmijë. Vajzat martohen në moshë shumë të re, burrat i rrahin gratë e tyre dhe shfrytëzojnë fëmijët e tyre. Ata vallëzojnë natën rreth zjarrit dhe ndonjëherë vjedhin fëmijë për t’i shitur. Ata nuk kanë fe dhe janë të papastër, si dhe një barrë për shoqërinë. Ata nuk dëshirojnë të integrohen dhe e marxhinalizojnë vetveten. Ata janë më të lumtur kur jetojnë larg personave jo-Romë. Ata nuk duan të jenë qytetarë të vendit ku jetojnë dhe kurdo kur migrojnë, ata prishin reputacionin e vendit nga kanë ardhur. Ata duan të jetojnë pranë depozitave të plehrave dhe shtëpitë e tyre janë shumë të papastra. Ata e kanë frikë ujin, janë alergjik nga sapuni dhe nuk dinë të përdorin tualetin. Ata janë burim sëmundjesh. Ata nuk dinë si të lexojnë dhe shkruajnë dhe deri diku nuk janë të interesuar për të mësuar apo për të shkuar në shkollë. Ata duhet të jenë të mangët mendërisht. Ndoshta nuk janë as qenie njerëzore. Ata jetojnë në grupe të mëdha familjare dhe nuk e kanë problem të qëndrojnë në një dhomë me dhjetë vetë. Janë lakmitarë dhe nuk kënaqen kurrë. Janë përtacë dhe nuk mund tu zihet besë. Ata janë gjenetikisht të predispozuar për tu bërë hajdutë dhe drogaxhinj. Dhe gjithsesi, termi ‘Romë’ nuk është thjesht një shpikje, ata në fakt quhen Egjiptianë ose Ciganë.’
Ka shumë stereotipe për Romët. Ndoshta keni dëgjuar vetë shumë prej tyre. Lexoni këtu për të mësuar më shumë për konceptet më të gabuara për Romët.
In Albanian: A përbën ky një stereotip? Një mjet për të luftuar stereotipet ndaj Romëve (PDF)
- Login or register to post comments
- 2405 reads
- send to friend
- English
- Bosnian
- Serbian
- Macedonian
- Moldavian